Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitat e tij te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pas takimeve me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
Hamza ka thënë se i ka shkruar edhe familjes së Rexhep Selimit dhe se pret që të takohen kur familja të jetë në mundësi.
“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, ka thënë Hamza.
Vizitat e Hamzës te familjet e ish-krerëve të UÇK-së vijnë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


