Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili është nën hetim për veprën penale “korrupsion zgjedhor”.
Ky veprim vjen pas një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe, ku u ndaluan disa persona të dyshuar për krime zgjedhore. Aksioni u realizua nga BKH dhe Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK, dhe përfshiu gjithashtu kontrolle në Fier, ku u sekuestruan telefona dhe pamje filmike.
Ky hetim është pjesë e një operacioni më të gjerë për të luftuar korrupsionin zgjedhor. Kujtojmë se më 4 maj, kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim, duke e paralajmëruar për angazhimin e tij në fushatën zgjedhore, me fjalët: “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”.
Në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore, SPAK ka regjistruar deri tani 39 çështje, ndërsa prokuroritë e tjera të vendit kanë regjistruar gjithsej 87 kallëzime. Për këtë periudhë janë arrestuar 7 persona në flagrancë, ndër ta 4 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë dhe 1 në Fier. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e përgjegjësve të tjerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


