Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pasur interes për zgjedhje të reja që pritet të mbahen më 7 qershor.
Në emisionin “Ora 7”, ai tha se gjatë dy javëve të fundit Kurti ka kërkuar mbështetje nga ish-opozita, pasi sipas tij nuk ka dëshiruar të shkojë në zgjedhje.
“Kurti këto dy javët e fundit veç që s’ka shku edhe me i përqaf (ish-opozitën) edhe me ju nejt te shtëpia, qaq shumë që i ka lut, sepse e kapi panika, sepse unë besoj që Kurti nuk ka dasht me shku kurrqysh në zgjedhje, sepse një njeri që i ka 51% të votave nuk shkon edhe një herë me testu veten pas 5 muajve”, tha Krasniqi./Klankosova.tv


