Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ tregon se kur pritet të bëhet numërimi i votave me kusht...

KQZ tregon se kur pritet të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporësSinjali

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht, votave të personave me aftësi të kufizuara dhe atyre nga jashtë Kosovës, do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Për numrin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, së shpejti do të kemi të dhëna për secilën komunë veç e veç. Ndërkaq, siç e kemi përmendur edhe më herët, për votimin jashtë Kosovës ishin regjistruar 104 mijë e 924 shtetas dhe sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike ku u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025 është 15 mijë e 352”, ka potencuar ai.

Tutje, Elezi ka bërë të ditur se lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT