Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve të votuesve nga jashtë Kosovës, përkatësisht i atyre që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.
Sipas rezultateve nga dy kutitë e para të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 1,024 vota, që përbëjnë 84 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 92 vota, ose 7.55 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 66 vota, që përfaqësojnë 5.41 për qind të votave.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 23 vota, apo 1.89 për qind.
Njëkohësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përditësimin e rezultateve të përmbledhura. Sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar një mandat, ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i është zbritur një mandat.
Procesi i numërimit të votave nga jashtë vendit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


