Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për ecurinë e aktiviteteve që lidhen me numërimin e votave, pranimin e materialeve zgjedhore dhe verifikimin e fletëvotimeve të ardhura nga mërgata.

Sipas KQZ-së, aktualisht është duke u bërë pranimi i materialeve zgjedhore, si dhe skanimi i listave të votuesve. Qendrat Komunale të Numërimit që e kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit janë duke e dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka sqaruar se skanimi i listave të votuesve po bëhet për të verifikuar nëse ndonjë votues ka votuar më shumë se një herë, përkatësisht në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht.

Ndërkohë, ka nisur edhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës. Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë e të cilave tashmë është sjellë në Kosovë.

“Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Dy lokacionet me numrin më të madh të pakove janë Berlini, me 41 mijë e 561 pako, dhe Berni, me 23 mijë e 356.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT