Monday, July 20, 2026
spot_img
HomeLajmeKosovarët e zhdukur janë nga Vushtrria, mërgimtarja ateroi në Shkup – këto...

Kosovarët e zhdukur janë nga Vushtrria, mërgimtarja ateroi në Shkup – këto janë detajet

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup.

Bëhet fjalë për Ejup Ternavn, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin – të cilët sipas familjarëve nuk kanë qasje në telefona që nga mbrëmë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me të afërmit të cilët kanë treguar se Fatmirja e cila jeton në Gjermani kishte arritur në aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj bashkë me gruan e tij ishin nisur për ta marrë, por që nga ai moment nuk ka asnjë sinjal nga ta, raporton Klankosova.tv.

Njëri nga familjarët e tyre tha për redaksinë se nga dogana e kanë njoftuar se të zhdukurit nuk kanë pasur hyrje drejt Kosovës.

Po ashtu, sipas këtij familjari, janë njoftuar edhe policia dhe Ambasada në Shkup, por siç tha ai, nuk e kanë shpërndarë informacionin.

Kushdo që ka informacion për personat ose automjetin e tyre të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT