Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova pa president, Arifi: Kurti e ka kthyer në bixhoz politik (VIDEO)

Kosova pa president, Arifi: Kurti e ka kthyer në bixhoz politik (VIDEO)

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për presidentin, dhe nga ana tjetër qëndrimi i PDK-së që nuk flet me partinë në pushtet për këtë çështje, vendi duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Opinionisti Avni Arifi, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka kthyer në bixhoz politike çështjen e presidentit, transmeton Klankosova.tv.

“Ne i kemi pasus zgjedhjet, ato kanë dhënë një rezultat. Në bazë të atij rezultati është zgjedhur Qeveria, është zgjedhur kryeministri e kryetari i Kuvendit. Ne kemi besuar që Lumiri dhe Hamza kur kanë shkuar atje [në takim me Kurtin] kanë për të folur për presidentin. Fatkeqësisht, Kurti këto negociata, e ka heq prej rendit të ditës çështjen e presidentit, dhe e ka kthyer në një bixhoz politik, pra i ka ofruar pazar politik LDK-së”, tha Arifi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT