Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova drejt anëtarësimit në NATO këtë vit -thotë Zeqaj (VIDEO)

Kosova drejt anëtarësimit në NATO këtë vit -thotë Zeqaj (VIDEO)

Gazetari Florent Zeqaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është pjesë e një plani të përshpejtuar nga fuqitë e mëdha për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

“Nga fuqitë e mëdha është duke u hartuar një plan për anëtarësimin sa më të shpejtë të bllokut perëndimor, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, sepse situata këtu është më e brishtë sesa rasti i veriut, për shkak të pranisë së Republikës Serbe brenda Bosnjës.

Ky plan synon anëtarësimin e këtij blloku në NATO, me qëllimin që ta vendosë nën ombrellën e sigurisë për shkak të ndikimit rus, tha Zeqaj në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Sipas tij, gjasat janë që në vitin 2025 ky bllok të ketë një orientim të qartë drejt aleancës, duke rritur stabilitetin rajonal./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT