Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKos: Ka vend për Kosovën në BE kjo varet nga puna juaj

Kos: Ka vend për Kosovën në BE kjo varet nga puna juaj

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar gjatë vizitës së saj në Prishtinë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe vendin e saj në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kos zhvilloi takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku u diskutua procesi i integrimit evropian dhe reformat e nevojshme.

Në konferencën për media pas takimit me Kurtin, ajo theksoi se avancimi i Kosovës drejt BE-së varet nga përmbushja e reformave dhe progresi në dialogun me Serbinë.

“Sigurisht që ka vend për Kosovën në BE. Nuk punojmë me data fikse. Sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave dhe në dialogun Prishtinë-Beograd, aq më të mëdha janë gjasat për hapjen e negociatave,” u shpreh Kos.

Ajo shtoi se është e përkushtuar për ta afruar Kosovën sa më shumë me Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi është politik dhe i bazuar në meritë.

“Jam 100% e sigurt dhe do të punoj pa pushim që ta afrojmë Kosovën gjithnjë e më shumë me BE-në,” deklaroi komisionerja evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT