Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKorab Blakaj vjen me librin “Shqiptari përballë rrënimit”: Një thirrje për ringritje...

Korab Blakaj vjen me librin “Shqiptari përballë rrënimit”: Një thirrje për ringritje kombëtare

Korab Blakaj ka botuar librin e tij të parë “Shqiptari përballë rrënimit”.

Kjo vepër ngre pyetje të forta dhe nxit reflektim mbi realitetin shoqëror, sfidat dhe drejtimin e së ardhmes, transmeton Klankosova.tv.

Blakaj, në emisionin “Ora Shtatë”, gjatë promovimit të librit të tij, tha se titulli i veprës së tij përshkruan një diagnozë të cilën, sipas tij, kombi shqiptar është në fazën e fundit të saj.

“U kam bërë thirrje, alarm, që misionin tonë historik, ta marrim si mision kryesor të çdo lloj veprimi. Dhe duke parë që të gjithë shqiptarët, e sidomos institucionet e shteteve tona kanë hequr dorë nga programi i rilindjes kombëtare për themelimin e një shteti të përbashkët shqiptar, dhe kur po shfaqen rreziqet e gjeopolitikës tashmë, nuk ka sesi të përshkruhet ndryshe veçse jemi përballë një rrënimi”, tha Blakaj.

Ndër të tjera, ai shtoi se një popull që jeton në pesë vende të ndryshme, sipas tij, nuk e ka përmbushur detyrën e tij.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT