Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKonjufca shkon për ngushëllime në familjen Jashari: Sahiti do të mbetet në...

Konjufca shkon për ngushëllime në familjen Jashari: Sahiti do të mbetet në kujtesën e kombit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, vizitoi sot për ngushëllime familjen Jashari, pas ndarjes nga jeta të ish-komandantit dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Konjufca u shpreh se ai do të mbetet në kujtesën e kombit tonë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë.

“Sahit Jashari do të mbetet në kujtesën e kombit tonë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë. Si njëri prej themeluesve të UÇK-së, ai ka zënë vendin më të merituar në themelet e shtetit të Kosovës. I edukuar me dashurinë për kombin nga Nëna Salë dhe Baci Hamit, ai nuk kurseu asgjë për çlirimin e popullit tonë nga robëria”, ka shkruar ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT