Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKonjufca në Antalia: Siguria dhe bashkëpunimi rajonal, çelës për stabilitetin e Ballkanit...

Konjufca në Antalia: Siguria dhe bashkëpunimi rajonal, çelës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në panelin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, Turqi.

Gjatë diskutimit, Konjufca theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme mes vendeve të rajonit, duke paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve.

Ai nënvizoi se siguria mbetet parakusht thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, duke përmendur ndikimet e luftës në Ukrainë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Konjufca theksoi gjithashtu nevojën për vigjilencë ndaj sfidave të sigurisë dhe formave të ndryshme të ndikimeve destabilizuese në rajon, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të hapur dhe forcim të stabilitetit rajonal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT