Në Gjykata Themelore në Prishtinë po vazhdon shqyrtimi për vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuari Kushtrim Kokalla është duke dhënë dëshminë e tij.
Kokalla ka deklaruar se gjatë hetimeve policia e kishte identifikuar si “trurin” e ngjarjes, pavarësisht se nuk kishte kryer veprimin e drejtpërdrejtë të vrasjes.
Ai tha: “Policia më thanë ti je kryesori edhe pse nuk ke shkrep, ti e ke bërë gjithë skenarin.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


