Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeBill Gates: Rreziku është keqpërdorimi i AI, jo dalja e saj jashtë...

Bill Gates: Rreziku është keqpërdorimi i AI, jo dalja e saj jashtë kontrollit

Miliarderi dhe drejtuesi i Microsoft, Bill Gates vlerëson se shqetësimi më urgjent lidhur me inteligjencën artificiale është përdorimi i saj nga njerëz me qëllime të këqija, dhe jo mundësia që ajo të veprojë në mënyrë të pavarur e të dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Sipas tij, përqendrimi te skenarët katastrofikë rrezikon të largojë vëmendjen nga probleme më të afërta dhe më konkrete.

“Na shqetësojnë gjëra shumë më pak ekstreme sesa skenari përfundimtar i katastrofës dhe kam frikë se pikërisht ky skenar po ua shpërqendron vëmendjen njerëzve”, u shpreh Gates në një interviste për median amerikane.

Ai theksoi se, sipas vlerësimit të tij, aktualisht nuk ekziston rreziku që këto sisteme të inteligjencës artificiale të dalin plotësisht jashtë kontrollit.

“Çështja urgjente lidhet me njerëzit keqdashës që përdorin AI-në, jo me AI-në që vepron më vete”, deklaroi ai.

Megjithatë, Gates pranoi se rastet e humbjes së kontrollit kanë pasur edhe një efekt pozitiv, duke tërhequr vëmendjen e publikut ndaj inteligjencës artificiale, shkruan Euronews.al.

“Në njëfarë kuptimi, do të thosha se është mirë që këto incidente të humbjes së kontrollit i kanë bërë njerëzit të përqendrohen te AI-ja, edhe pse ky nuk është rreziku i menjëhershëm”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT