Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtares së FHK-së, Valbona Mehmeti.
Në njoftimin e KOK-ut thuhet se me pikëllim të thellë e morën lajmin për ndarjen nga jeta të Valbona Mehmetit, një kontribuuese e jashtëzakonshme e hendbollit dhe pjesë e rëndësishme e administratës së Federatës së Hendbollit të Kosovës për më shumë se dy dekada.
“Që nga viti 2000, Valbona dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e hendbollit në Kosovë, duke e shquar veten me profesionalizëm dhe përkushtim. Me komunikimin e saj shembullor, ajo krijoi bashkëpunim të frytshëm edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës”.
“Në emrin tim personal, lëvizjes olimpike në Kosovë dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, Federatës së Hendbollit të Kosovës, miqve të saj dhe gjithë komunitetit të hendbollit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


