Melazim Koci, njohës i politikës, tha në “Edicionin Special” në Klan Kosova se, dy javë para përfundimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka shenja se do të zgjidhet presidenti.
Sipas tij, ka 95% mundësi që Kosova të shkojë në zgjedhje në qershor, shkruan Klankosova.tv
Ai shtoi se takimet aktuale janë vetëm simulime dhe nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit.
Koci paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që Kosova të kalojë në një krizë të ngjashme me atë të Bullgarisë, ku janë mbajtur pesë zgjedhje për dy vite.
“Deri në këtë moment në bindjen time nuk ka asnjë sinjal se do të kemi president apo presidente. 95 për qind, 5 për qind ia lë ndonjë mrekullie. Kosova sipas të gjitha gjasave shkon në zgjedhje në qershor”.
“Takimet që bëhen më shumë janë simulim për të lënë përshtypje se po bëhen takime për ta zgjedhur situatën. Kam përshtypjen se nuk ka vullnet, gatishmëri për të zgjedhur presidentin”.
“Kosova ka rrezik të ballafaqohet me sindromën e Bullgarisë, atje ku për dy vite janë mbajtur pesë palë zgjedhje”, tha Koci.
Ndiqeni videon nga emsioni për më shumë detaje:


