Koalicioni “Për familjen” do ta hapë sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky koalicion e ka zgjedhur qytetin e Pejës për ta hapur atë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se tubimi do të mbahet në sallën e hotelit Dukagjini, duke filluar nga ora 18:30, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve nga kjo zonë.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe t’i bashkoheni programit tonë për një të ardhme më të mirë për familjet!”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


