Abdullah Klinaku, politikan dhe jurist, ka qenë i ftuar në Orën Shtatë të Klan Kosovës, bashkë me gruan e tij, Rovena Tujani-Klinaku, me të cilën kanë folur për muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili është në prag të përfundimit.
Klinaku ka thënë se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por edhe në Fitër Bajram, njerëzit e kanë mundësinë që të japin më shumë nga të ardhurat e tyre, për të tjerët që kanë nevojë.
“Dhënia e asaj çka ke qoftë në kuptimin e sadakasë, ose vitrave, qoftë në kuptimin e zekatit e përmbush edhe individin, por edhe familjen, por edhe misionin e muajit të shenjtë të Ramazanit. E mira është se gjatë Ramazanit ne mësohemi me dy shtylla shumë të rëndësishme që është besimi që e lidhim direkt me Zotin dhe punët e mira që lidhen ndaj Zotit, dhe në të njëjtën kohë si përfitues janë edhe njerëzit e tjerë”.
“Gjatë muajit të Ramazanit njerëzit ushtrohen që të japin atë që është më e dëshirueshme për ta, por për ta dhënë nga pasuria e tyre. Ka atmosferë shumë të mirë puna e dhurimit, ndoshta tek ne nuk ka qenë shumë që të bëhen dhurata për Bajram, por në familje ndoshta kanë qenë mundësitë që të japin bonbone”.
“Por tash janë mundësitë janë më të mëdha dhe po shpërndahen shumë dhurata, kjo e bën që fëmijët të ndjejnë atmosferën e Bajramit, por edhe familjet po e ndjejnë mbështetjen që po u jepet nga bizneset, nga njerëzit e vullnetit të mirë, nga shoqëria, dhe organizatat të ndryshme”, ka thënë Klinaku. /Klankosova.tv
The post Klinaku: Në Ramazan mësohemi për besimin direkt me Zotin dhe për punët e mira që lidhen me Zotin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


