Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKëto janë rezultatet e exit poll-eve: VV mes 37 dhe 40%, PDK...

Këto janë rezultatet e exit poll-eve: VV mes 37 dhe 40%, PDK 21-23%, LDK 19-21%, AAK mes 7 dhe 8%

Tre exit poll-et e publikuara në televizionet kosovare me t’u mbyllur qendrat e vendvotimeve kanë nxjerrë Vetëvendosjen të parën, PDK-në të dytën dhe LDK-në të tretën.

Exit Poll-i në T7 i kryer nga Albanian Post: VV 37%, PDK 23%, LDK 20% dhe AAK-Nisma 8%.

Exit Poll-i i UBO Consulting i dhënë në Debat Plus e nxjerrë VV-në 40.3%, PDK-në 21.4%, LDK-në 19.3% dhe AAK-Nisma 7.2%.

Exit Poll-i i Pipos i dhënë në Klan Kosova e jep VV-në 38.2%, PDK-në 22.4%, LDK-në 20.1% dhe AAK 7.6%.

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën nisi mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë në konferencë për media me informacione rreth pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të tjera.

/GazetaSinjali/

The post Këto janë rezultatet e exit poll-eve: VV mes 37 dhe 40%, PDK 21-23%, LDK 19-21%, AAK mes 7 dhe 8% appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT