Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.
Sipas ZPS-së, Thaçi ndohej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur iu dorëzua fletë-arresti.
“Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se Thaçi do të paraqitet para një gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura ndaj tij.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


