Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Deri të premten, janë numëruar gjithsej 872 vendvotime nga 2 mijë e 533. Derisa ka kohë që rezultatet e këtij numërimi të bëhen publike, Nacionale ka mësuar se janë 17 persona brenda Partisë Demokratike të Kosovës që veçse e kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.
Burime të Nacionales kanë bërë me dije se sipas votave të marra në shumicën e vendvotimeve ku ato janë numëruar, ulëset i kanë siguruar Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Përparim Gruda, Elmi Reçica, Petrit Hajdari, Ferat Shala, Abelard Tahiri, Mergim Lushtaku dhe Rrahman Rama.
Megjithatë, votat e nevojshme mund t’i marrin edhe Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Kujtim Gashi, Artan Behrami, Nait Hasani, Ragip Xhaka, Isak Neziri apo Xhevahir Geci.
Ulëset, sipas Nacionales, i kanë siguruar edhe Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Ariana Musliu – Shoshi.
Në garë, ende janë Eliza Hoxha, Kosovare Murseli, Valdete Idrizi, Arbnora Salihu dhe Kristina Gashi Bytyçi.
Mbi votat e kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës, Nacionale raportoi edhe gjatë së premtes.
PDK mbi 180 mijë vota
Sipas rezultateve preliminare, tashmë dihet se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit duke marrë 22.05 për qind të votave apo 184 mijë e 499.
PDK pritet të ketë rreth 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës, sipas këtyre rezultateve.
Vetëvendosje që doli e para me rreth 40 për qind, si parti e parë i takon të formojë institucionet, si rregull ligjor e kushtetues. Megjithatë, Bedri Hamza e ka bërë të qartë se nëse partia e Albin Kurtit dështon ta ndërtojë qeverinë, PDK e merr përsipër këtë gjë.
Më poshtë, gjeni deklaratën e tij të plotë lidhur me këtë çështje, të dhënë në një intervistë gjatë së enjtes në “Pressing”:
“Për PDK-në është rezultat për t’u vlerësuar. VV është e para në vota…çka është karakteristike e këtyne zgjedhjeve partia në pushtet ka lyp referendum dhe 500 mijë vota, e ata s’ia kanë dhënë. Qytetarët kërkuan ndryshim, dhe numrin më të madh e kanë fituar partitë në opozitë.
Bazuar në ligje e kushtetutë i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet. Është tepër e rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike të mos ketë vakum institucionalë. Presim që institucionet të krijohen në afat optimal.
Nuk është se ne detyrimisht, domosdoshmërisht e me çdo kusht presim që të jemi qeveria, mirëpo e kam shpreh gatishmërinë, dhe jam konsitent, që për neve nëse partia e parë nuk arrin për çfarëdo arsye me i kriju institucionet, ne e marrim atë përgjegjësi.
Më e preferueshme edhe më e lehtë për ne është harmonizimi i programeve me partitë që kanë qenë në opozitë”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


