Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet depolitizimi i KQZ-së në raportin e Këshillit të Evropës

Kërkohet depolitizimi i KQZ-së në raportin e Këshillit të Evropës

Disa ditë më parë, Këshilli i Evropës ka publikuar raportin e monitorimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit në Kosovë.

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i përpiluar nga delegacioni i cili zhvilloi një vizitë pune në Kosovë ka inkurajuar autoritetet e vendit që të adresojnë disa çështje kryçe për të forcuar më tej integritetin dhe gjithëpërfshirjen e procesit zgjedhor.

Këto rekomandime ndër të tjera përfshijë sigurimin e depolitizimit të plotë të KQZ-së, në mëndyrë që organet e menaxhimit të zgjedhjeve jo vetëm të veprojnë në mënyrë të paanshme, por edhe të percepohen si të tilla.

“Përditësimin e listës së votuesve bazuar në të dhëna të sakta dhe të përditësuara; për të parandaluar manipulimet, rishikimin e procedurave për numërimin e votave preferenciale dhe marrjen e masave të duhura për të garantuar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke ruajtur kështu zgjedhjen e lirë të shprehur nga votuesit”, thuhet në raportim.

Në raport është kërkuar gjithashtu përmirësimi i qasjes për votuesit me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit, sigurimin e interpretimit të qëndrueshëm të dispozitave ligjore dhe lehtësimin e ushtrimit të së drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuara.

“Forcimin e kornizës ligjore, veçanërisht sa i përket transparencës së financimit të partive dhe fushatave si dhe deklarimit ё pasurisë nga kandidatët, sigurimin që shoqëria civile të ketë qasje n transaksionet e detajuara financiare të partive politike, miratimin e legjislacionit për zbulimin e pronësisë së mediave”, thuhet në raport.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor, LVV-ja arriti të siguroi 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22 deputetë, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT