Ende nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar për thyerjen e xhamave të objektit të Qeverisë së Kosovës gjatë protestës në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Deri tani nuk kemi pranuar informata për ndonjë të dyshuar të identifikuar”, ka thënë Borovci për Sinjalin.
Xhamat e objektit të Qeverisë së Kosovës u thyen gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar dëmtimin e xhamave të objektit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


