Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKapet në Jarinjë i dyshuari për falsifikim dokumentesh, gjatë bastisjes i gjenden...

Kapet në Jarinjë i dyshuari për falsifikim dokumentesh, gjatë bastisjes i gjenden 45 fishekë

Policia ka arrestuar sot në Jarinjë një person të dyshuar për rastin “Falsifikim i dokumenteve”.

Në një njoftim bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet I.S., i lindur në vitin 1985, është arrestuar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të mëhershëm.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, policia njofton se ka sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa pjesë të uniformës.

Ndërkaq, në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin e falsifikimit të dokumenteve, është sekuestruar edhe një telefon personal i tipit Redmi 5G.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT