Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAsnjë parti nuk pranon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Flasim vetëm me kryetarët...

Asnjë parti nuk pranon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Flasim vetëm me kryetarët e partive

Asnjë nga partitë kryesore politike nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për një takim lidhur me krizën politike në vend.

Haxhiu kishte ftuar për nesër, në orën 09:00, përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe gjetjen e një zgjidhjeje për situatën politike.

Fillimisht, ftesën e refuzuan Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa tash edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar për televizionin Dukagjini se partia e tij nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haxhiut.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive. Në këtë rast, takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT