Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 13 mijë euro

Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 13 mijë euro

Në Pikë Kalimin Kufitar në Vërmicë është zbuluar një rast i tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, me vlerë prej mijëra eurosh.

Sipas një njoftimi për media, një automjet që ishte paraqitur për hyrje në Kosovë është ndaluar pasi udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte mallra për deklarim. Pas dyshimeve të ngritura, automjeti është dërguar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit të realizuar në bagazhin e veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me: Vlerë doganore (pa taksa): 13,877.32 euro. Shmangie nga detyrimet doganore: 4,135.44 euro. Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar zbatimin e rregullave doganore dhe luftimin e ekonomisë joformale”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT