Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKanosën babë e bir për përfitim pasurie, arrestohen 3 persona në Shkodër

Kanosën babë e bir për përfitim pasurie, arrestohen 3 persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm në prodhimin e produkteve ushqimore, si dhe për kanosje ndaj dy shtetasve (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Në pranga janë vënë shtetasit G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër.

“Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., është konstatuar se këta të fundit prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjieno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë bllokimi i ushtrimit të aktivitetit dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, etiketa dhe stampa për 8 produkte të ndryshme ushqimore, si dhe 3 aparate celularë”, bëri me dije policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT