Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKanos një femër, i dyshuari shkakton dëme materiale në stacionin policor

Kanos një femër, i dyshuari shkakton dëme materiale në stacionin policor

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kanosur një grua.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më dje rreth orës 14:10.

Pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se gjatë qëndrimit në stacionin policor ka shkaktuar edhe dëme materiale. Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

“Fushë Kosovë 02.07.2026-14:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti po ashtu gjatë qëndrimit në stacion policor ka shkaktuar dëme materiale. Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT