Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajme''Kanë gjetë këtu sallamadi sistem'', Kajtazi trondit për Specialen: 12 ditë s’i...

”Kanë gjetë këtu sallamadi sistem”, Kajtazi trondit për Specialen: 12 ditë s’i shkoi mjeku njërit prej krerëve të UÇK-së në Hagë

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka reaguar ndaj trajtimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Përmes një deklarate publike, Kajtazi ka bërë të ditur madje se për 12 ditë radhazi njëri prej tyre në paraburgim, nuk ka pasur asnjë qasje në kujdes mjekësor, duke e cilësuar këtë si një mungesë të theksuar të standardeve humane dhe të drejtave themelore të njeriut, transmeton klankosova.tv.

”Në Shqipëri kanë fillu me quajt Republika e SPAK-ut, në Kosovë, ekziston Republika e Gjykatës Speciale”.

“Po përveç kësaj ata kanë gjetë këtu sallamadi sistem”, tha Kajtazi në Rubikon, duke e përdorur këtë shprehje për të përshkruar kaosin dhe mosfunksionimin brenda sistemit të drejtësisë që po përballet me këto raste.

Ai theksoi se trajtimi i tillë jo vetëm që shkel standardet ndërkombëtare të drejtësisë, por gjithashtu cenon dinjitetin e individëve që po mbahen në paraburgim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT