Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeKandidimi i Musliut me VV-në, i rikthehet deklarata ku i quante zyrtarët...

Kandidimi i Musliut me VV-në, i rikthehet deklarata ku i quante zyrtarët e ministrisë “matrapazë” e “dallaveraxhi” (VIDEO)

Kandidatura e Osman Musliut, Hoxhës nga Drenasi në listën e Vetëvendosjes ka bërë bujë të madhe në opinion.

Kjo kandidaturë u diskutua sot edhe në Klan Kosova me panelistët e ftuar.

Gazetarja Jehona Bajrami, solli në kujtesë disa deklarata të imamit Musliu të bëra para disa muajsh si reagim ndaj padrejtësisë që iu kishte bërë vajzës së tij pasi nuk ishte punësuar në Ministri të Mbrojtjes.

“Matrapazë e dallaverxhi”, i kishte quajtur Musliu zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes që udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, që udhëhiqet nga VV-ja.

Nga pjesëmarrësit në debat u diskutua se a është parimore kandidimi i Osman Musliut nga radhët e VV-së?

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT