Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKampionati në çiklizëm bllokon përkohësisht disa segmente rrugore

Kampionati në çiklizëm bllokon përkohësisht disa segmente rrugore

Për shkak të mbajtjes së Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, sot më 24 qershor dhe të enjten më 25 qershor 2026, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në segmentet e përfshira në itinerarin e garës.

Dita e parë – 24 qershor 2026 (Kronometër Individual – ITT)

Gara nis në orën 10:00 dhe zhvillohet në itinerarin Ferizaj – HIB Petrol (Bibaj) – Babush, në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi”, si dhe në kthim në të njëjtin drejtim. Përfundimi i garës është paraparë rreth orës 12:00.

Dita e dytë – 25 qershor 2026 (Gara në rrugë – Road Race)

Starti i garës është në orën 10:00, ndërsa itinerari përfshin Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë. Gjatësia e garës është 100 kilometra, ndërsa përfundimi është planifikuar rreth orës 13:00 në Trudë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT