Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për “Dhunë në familje”.
Sipas raportimit, viktima, ka njoftuar policinë se kishte mosmarrëveshje me të dyshuarin, i cili dyshohet se e ka shqetësuar vazhdimisht duke e telefonuar dhe duke e përcjellë në vendet që ajo frekuenton, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë 20.06.2026 – NN. Me 24.06.2026 është raportuar se viktima femër kosovare kishte mosmarrëveshje me te dyshuarin pasi i njëjti e shqetëson vazhdimisht duke telefonuar dhe duke e përcjell në vendet ku ajo frekuenton. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


