Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeKajtazi për tragjedinë në KEK: Ky djali që vdiq sot ishte shoku...

Kajtazi për tragjedinë në KEK: Ky djali që vdiq sot ishte shoku im, la vajzën 4-muajshe (VIDEO)

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Lidhur me rastin e rëndë, ka folur edhe analisti Shkumbin Kajtazi në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ku ka treguar se Ahmeti ishte mik i tij dhe se pas vetes ka lënë një vajzë vetëm katërmuajshe.

“Ky djali që ka vdek sot prej rrymës ka qenë shok i jemi, kam luajtur futboll me të. E ka lënë vajzën 4 muajsh… shuhet një familje dhe politikanët që deri në krejt shqiptarinë i sulmojnë kundërshtarët e vet për djegie hotelesh dhe nuk reagojnë për kompani të shtetit”, tha Kajtazi.

I ndjeri dyshohet se gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ka rënë në kontakt me tensionin elektrik.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT