Një nga Prishtina, 3 prej Drenicës dhe 2 të tjerë nga Malisheva.
Nga këto anë u paraqitën qytetarë që u kafshuan nga gjarpri tash së fundmi dhe të cilët u trajtuan në klinikën emergjente në QKUK. Kështu bëhet e ditur nga burimet e KlanKosovës.
Për të gjitha këto raste pati serum si dhe terapi adekuate për trajtimin e mëtejmë e me sukses.
Në fakt shteti këtë vit ka arritur të sigurojë një numër të mjaftueshëm të dozave të serumit kundër kafshimit të zvarranikëve.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar gjithsej 164 doza të serumit kundër kafshimit nga gjarpri, të cilat janë shpërndarë në institucionet shëndetësore sipas planifikimeve dhe nevojave të tyre, duke përfshirë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), spitalet e përgjithshme, qendrat emergjente, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), si dhe Policinë e Kosovës”.
Aktualisht kujdesi parësor në kryeqytet ka 5 doza të serumit, të cilat janë distribuuar në disa QMF të Prishtinës që kanë mbulueshmëri më të madhe të fshatrave dhe lagjeve.
Nga ky institucion kanë konfirmuar për televizionin se nuk kanë pasur asnjë rast që ka pësuar nga gjarpri qe dy vjet e fundit.
Ndërkaq, Ministria theksoi se kanë edhe sasi tjera rezervë të serumit për nevoja emergjente dhe sipas kërkesave.
Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:


