Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKaçaniku nderon dëshmorët, përkujtim nga toka dhe qielli me motoristë e parashutë...

Kaçaniku nderon dëshmorët, përkujtim nga toka dhe qielli me motoristë e parashutë (VIDEO)

Tri ditë pas përvjetorit të 27-të të rënies së 28 dëshmorëve gjatë betejës për mbrojtjen e Grykës së Kaçanikut, si dhe përkujtimit të 32 martirëve civilë shqiptarë të vrarë, në palestrën e sporteve në Kaçanik, është mbajtur një tjetër aktivitet përkujtimor.

Kësaj radhe, nderimi ka qenë më i veçantë, me pjesëmarrjen e një grupi motoristësh që kanë ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, disa prej të cilëve kanë qenë edhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raportoi gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani që e ndoqi nga afër aktivitetin.

Ngjarja është shoqëruar me një organizim simbolik nga toka dhe nga ajri, përmes një fluturimi me parashutë, ku janë mbajtur edhe fjalime para të pranishmëve.

Detajet i gjeni në videon e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT