Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeLajme“Ka momente dekurajimi”, Berat Miftari rrëfen vështirësitë në media (VIDEO)

“Ka momente dekurajimi”, Berat Miftari rrëfen vështirësitë në media (VIDEO)

Gazetari Berat Miftari ka folur për rrugëtimin e tij në media, duke ndarë përvojat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës.

Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tha se shpesh është përballur me situata dekurajuese, sidomos kur puna nuk ka shkuar sipas pritjeve të tij apo rrethanat profesionale kanë qenë të vështira.

“Ka pasur raste të tilla, rrallë me thënë të drejtën. Kam pasur mbështetje. Shumë rrallë e kam konsultuar vëllanë, por sa herë e kam konsultuar, më ka thënë ‘go ahead, bëje punën tënde’. Ka momente në media kur dekurajohesh, kur sheh se gjërat nuk po shkojnë siç dëshiron, jo vetëm brenda institucionit ku punon, por edhe jashtë. Sado që mundohesh dhe je maksimal, e sheh se realiteti është larg asaj që dëshiron të jetë, dhe fillon të dekurajohesh. Por gjithmonë ka njerëz që mobilizohen afër teje dhe të thonë të mos dorëzohesh, por të vazhdosh”, tha mes tjerash ai.

Njëherësh, Miftari potencoi se mbështetja e njerëzve të afërt e ka ndihmuar të vazhdojë përpara dhe të mos dorëzohet./Klankosova.tv

Ndiqni intervistën e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT