Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajme“Ju jeni duart që shërojnë zemrat”, doktori uron infermierët në ditën e...

“Ju jeni duart që shërojnë zemrat”, doktori uron infermierët në ditën e tyre

Të martën (12 maj) është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë që përkon me 206-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne.

Kjo ditë, e caktuar zyrtarisht që nga viti 1974 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve, synon të vlerësojë kontributin e infermierëve në kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e shoqërisë.

Për këtë ditë, infermierët i ka uruar edhe doktori Shpend Rrustemi, shef i ndërrimit të parë në Urgjencën e QKUK-së, përmes një letre të shkruar me dorë e të publikuar në Facebook.

Rrustemi tha se infermierët janë duart që shërojnë zemrat, që japin shpresë dhe njerëzit që qëndrojnë panë çdo dhimbjeje me dashuri e përkushtim.

“Të dashur infermierë/e, faleminderit për përkushtimin duaj të përditshëm. Sot është dita për të falënderuar ata që çdo ditë kujdesen me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve”.

“Infermierët janë shtylla më e rëndësishme e sistemit shëndetësor – gjithmonë pranë pacientit, në çdo moment, me kujdes, durim dhe sakrificë të pafundme”.

“Puna e juaj nuk është vetëm profesion, por një mision human që meriton respekt dhe vlerësim çdo ditë”.

“Në këtë ditë të veçantë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë infermierë për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në kujdesin ndaj pacientëve dhe shoqërisë”, shkroi në letrën e tij, doktori Shpend Rrustemi. /Klankosova.tv

Dita e Infermierëve: Motra Sadije 4 dekada në shërbim të pacientëve (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT