Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ky është i kërkuari nga drejtësia që u prangos nga...

Ekskluzive | Ky është i kërkuari nga drejtësia që u prangos nga Policia në Shtime, dërgohet direkt në burg për 1 vit e 215 ditë

Sinjali ka mësuar identitetin e personit të arrestuar në Shtime, pasi gjatë një kontrolli policor rezultoi se ishte i kërkuar nga organet e drejtësisë dhe ndaj tij kishte urdhër-arrest aktiv.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Avdi Dugollin, 49 vjeçar, i cili pas arrestimit është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim.

Dugolli është ndaluar më 20 gusht, rreth orës 17:20, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, derisa po drejtonte një Opel Combo të bardhë.

Njësia e Trafikut Rajonal e kishte ndaluar automjetin gjatë patrullimit, por verifikimi i shoferit në sistem ka nxjerrë në pah se ai ishte person i kërkuar.

Ai është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ku janë kompletuar procedurat për ekzekutimin e urdhëresave.

Pas përfundimit të dokumentacionit, Dugolli është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të vuajtur dënimin prej 1 viti e 215 ditësh burgim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja lidhur me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT