Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeJava e nxehtë u paralajmërua, IHMK me këshilla si të përballohet vapa

Java e nxehtë u paralajmërua, IHMK me këshilla si të përballohet vapa

Java e fundit e gushtit pritet të sjellë temperatura deri në 36°C, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si të përballojnë më lehtë ditët e nxehta.

IHMK rekomandon që gjatë orëve më të nxehta të ditës të shmanget qëndrimi i gjatë në diell, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00, kur rrezatimi diellor është më i fortë.

Qytetarët këshillohen të pinë mjaftueshëm lëngje gjatë ditës dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në orët e mesditës dhe pasdites.

Po ashtu, rekomandohet mbrojtja e lëkurës nga rrezet e diellit, pasi indeksi UV gjatë kësaj jave pritet të jetë i lartë deri në shumë të lartë.

Sipas IHMK-së, temperaturat e larta mund të shkaktojnë ngarkesë termike, sidomos te personat më të ndjeshëm.

Instituti ka dhënë këshilla edhe për fermerët. Moti kryesisht i thatë do të rrisë nevojën për ujë, ndaj rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja e kulturave sipas nevojës.

Java e fundit e gushtit pritet të jetë kryesisht e qëndrueshme dhe me shumë diell, me temperatura mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT