Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGushti mbyllet me javë të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Gushti mbyllet me javë të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Java e fundit e gushtit do të jetë e nxehtë, me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale gjatë javës mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

E hëna dhe e marta do të jenë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 35°C.

Të mërkurën priten edhe reshje lokale shiu, kryesisht në disa zona, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 33°C.

Moti do të mbetet i ngrohtë edhe të enjten, me temperatura deri në 34°C. Dita më e nxehtë pritet të jetë e premtja, kur maksimalet mund të shkojnë deri në 36°C.

Instituti ka bërë thirrje për kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht nga 10:00 deri në 16:00. Rekomandohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve, shmangia e qëndrimit të gjatë në diell dhe kufizimi i aktiviteteve fizike gjatë mesditës.

Edhe për bujqësinë, moti i thatë dhe temperaturat e larta pritet të ndikojnë në rritjen e nevojës për ujitje. Për këtë arsye, fermerëve u rekomandohet të kontrollojnë lagështinë e tokës dhe të ujisin sipas nevojës.

Parashikimi sipas ditëve:

  • E hënë: 12–17°C, maksimalet 29–34°C.
  • E martë: 11–15°C, maksimalet 30–35°C.
  • E mërkurë: 11–17°C, maksimalet 29–33°C, me mundësi për reshje lokale.
  • E enjte: 11–16°C, maksimalet 29–34°C.
  • E premte: 10–15°C, maksimalet 30–36°C.

Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, ndaj këshillohet mbrojtje shtesë nga rrezet e diellit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT