Sunday, July 12, 2026
spot_img
HomeLajmeJannik Sinner mbron fronin në Wimbledon, mposht Zverevin në një finale spektakolare

Jannik Sinner mbron fronin në Wimbledon, mposht Zverevin në një finale spektakolare

Jannik Sinner është shpallur kampion i Wimbledonit për të dytin vit radhazi, pasi mposhti në finale gjermanin Alexander Zverev në një duel të nivelit të lartë.

Tenisti italian e nisi ndeshjen me disavantazh, duke humbur setin e parë 7-6, por reagoi menjëherë duke fituar setin e dytë me të njëjtin rezultat dhe duke rikthyer baraspeshën.

Në vazhdim, Sinner dominoi lojën, duke fituar setin e tretë 6-3 dhe të katërtin 6-4, për të siguruar një tjetër trofe prestigjioz në turneun më të famshëm të tenisit.

Me këtë sukses, italiani konfirmon statusin e tij si një nga tenistët më të mirë në botë, ndërsa shton në koleksion titullin e dytë radhazi në Wimbledon.

Triumfi ndaj Zverevit i sjell Sinnerit një tjetër Grand Slam në karrierë, duke vazhduar serinë e rezultateve të shkëlqyera në skenën ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT