Sunday, July 12, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshimet për helmim ushqimor në Prishtinë, policia nis hetimet – rreth 20...

Dyshimet për helmim ushqimor në Prishtinë, policia nis hetimet – rreth 20 persona në trajtim

Rreth 20 persona po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një lokal në Prishtinë.

Pacientët janë paraqitur me simptoma të ngjashme, përfshirë të vjella, temperaturë dhe probleme gastrointestinale, ndërsa mjekët po presin rezultatet laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të gjendjes së tyre.

Shefi i ndërrimit në Klinikën Infektive, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se numri i pacientëve është rritur gjatë ditës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për rastin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Sinjalin ka deklaruar se informacioni për dyshimet e helmimit është pranuar më 10 korrik dhe se menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet kompetente.

“Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka deklaruar Pllana.

Dyshimet e para lidhen me një sos të  picave, ndërsa deri më tani rreth 20 persona janë paraqitur për trajtim në QKUK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT