Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeJanina Ymeri: Në Kosovë po ndodhë një metodë linçimi si në kohën...

Janina Ymeri: Në Kosovë po ndodhë një metodë linçimi si në kohën e Enver Hoxhës në Shqipëri (VIDEO)

Janina Ymeri, ish-deputetja e LDK-së dhe kandidate edhe për një mandat, në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka rrëfyer për jetën e saj dhe aspekte për të cilat nuk ka folur më parë.

Ymeri flet për rrjetet sociale dhe për komentet mbështetëse që merr, teksa thotë se publiciteti po i pengon, raporton Klankosova.tv.

“Edhe në market tash me dalë, të njohin krejt. E mirëpres që njerëzit më identifikojnë për atë që e them dhe më përkrahin”, thotë ajo.

Tutje, ajo foli për pushtetin e Albin Kurtit, duke thënë se po ndodhë në Kosovë një metodë linçimi siç ka ndodhur në kohën e Enver Hoxhës në Shqipëri.

“Njëherë shkon zhveshja morale, tani të dehumanizojnë, të bëjnë njeri përtej asaj që je duke e reprezentu që me pas njerëzit tjerë material për të me të gjujt e me të baltosë. Në të kaluarën nuk ka qenë kështu”, tha Ymeri.

Ajo shtoi se fakti që vendi nuk ofron mundësi për jetesë të dinjiteshme, ka qenë një prej arsyeve kryesore çka e ka shtyrë të hyjë në politikë.

Ish-deputetja tha se nuk është vetëm çështja ekonomike ajo që po i detyron qytetarët e Kosovës të braktisin vendin.

Ndiqeni intervistën e Janina Ymerit në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT