Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pritet edhe formimi i qeverisë së re.
Kjo temë u diskutua me panelin e përzgjedhur të “Kosova Today”, analistët Jeton Halimi dhe Afërdita Maliqi.
Sipas Maliqit, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare, duhet të formojë qeverinë me partitë opozitare, transmeton Klankosova.tv.
“PDK nuk duhet me ia harru Vetëvendosjes çfarë Vetëvendosja ka thënë. Nëse ju kujtohet, VV-ja ka dalë nëpër tribuna, nëpër sheshe, duke thënë ‘hajnat në burg’, ‘shko Hashim në Hagë’. Nëse Vetëvendosja është sot në pushtet, është duke e sharë pikërisht Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk besoj që PDK do të pranojë të shkojë në koalicion me VV-në”, tha fillimisht ajo.
“PDK duhet të mundohet të bëjë qeverinë me partitë opozitare, pavarësisht atyre që po luan Lumir Abdixhiku”.
Këtë mendim, ia kundërshtoi Halimi, i cili thotë se opozita asesi nuk mundet ta formojë qeverinë e re të Kosovës.
“Opozita s’mund ta bëjë, bllokon çështjen e kryeparlamentarit”, tha ai.
Por, sipas analistit, akujt mes PDK-së dhe VV-së janë thyer qysh moti, që nga vizita e kryetarit të Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufcës në Hagë.
“Prej vizitës të zotit Konjufca në Hagë, që ka shkuar për herë të parë, që i ka vizituar krerët e UÇK-së, dhe vizita që u kthye në Kosovë, ai takimi i famshëm kur Memli Krasniqi dhe Konjufca u takua me shefat e grupeve parlamentare, ka qenë sinjal i qartë që janë thyer polarizimet”, tha ai.
The post “Janë thyer polarizimet”, cilat parti po shkojnë drejt koalicionit për qeverinë e re? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


