Është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) me vendimin e marrë me 10 mars nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deri më tani thuhet se janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotime të përcaktuara për rinumërim. Konkretisht, nga 35 vendvotime të komunës së Vushtrrisë janë përfunduar 33, ndërsa nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3.
Vendimi për rinumërim u mor pas konstatimit të mospërputhjeve në procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025, ku KQZ-ja fillimisht urdhëroi rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme, pasi në këto raste u gjetën mospërputhje mes numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve dhe numrit të fletëvotimeve brenda kutive.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar për të garantuar transparencën dhe integritetin e zgjedhjeve.
Rinumërimi pritet të përfundojë në ditët në vijim, ndërsa KQZ do të bëjë publike rezultatet përfundimtare sapo të përmbyllet procesi.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


