Në “DPT te Fidani”, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti ka komentuar qasjen e lidershipit të Kosovës karshi ngjarjeve të fundit.
Sipas tij, elitat e sotme politike janë më të emancipuarat ndonjëherë por në të njëjtën kohë janë më egoistët.
“Elitat e sotme politike janë elitat më të emancipuara porsa i përket shkollimit, të gjithë janë super të kualifikuar, super të ditur por janë më egoiste prej pasluftës”, tha Rashiti.
“Kjo përfshin edhe akterë politik që kanë operuar edhe në komunë të Prishtinës si shpend Ahmeti, përjashto pak Bedri Hamzën që po sillet më me maturi”, vijoi tutje ai, transmeton Klankosova.tv
Sipas tij, ky egoizëm i bën që të fokusohen vetëm më statusin e tyre shoqëror lokal, duke shtuar se kështu rrezikohet territori.
The post “Janë më egoistët që…” – Rashiti flet për liderët e Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


