Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka thënë sot se Izraeli po kërkon “paqe dhe normalizim” me Libanin.
Sa’ar tha se problemi i Izraelit nuk është me Libanin si shtet, por me Hezbollah-un – grupin politik dhe ushtarak të mbështetur nga Irani, me të cilin Izraeli po lufton.
Normalizimi do të ishte historik, pasi dy vendet aktualisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe teknikisht janë ende në gjendje lufte.
Por kjo nuk do ta zgjidhte domosdoshmërisht çështjen e Hezbollah-ut. Lideri i grupit, Naim Qassem, tha dje se Hezbollahu nuk është i gatshëm të njohë apo të marrë pjesë në asnjë proces që nuk nis me një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.
Zyrtarët izraelitë kanë qenë të qartë se nuk janë të gatshëm të angazhohen për armëpushim me Hezbollahun ose të tërheqin trupat e tyre nga jugu i Libanit.
Qëllimi i deklaruar i Izraelit është çarmatimi i plotë i Hezbollahut, diçka me të cilën grupi nuk është i gatshëm të pajtohet në këtë fazë. Kështu që situata ka mbetur e bllokuar.
Bisedimet e sotme janë përshkruar si përgatitore dhe procesi është ende në fillim, por është e vështirë të shihet një rrugë e qartë drejt një zgjidhjeje paqësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


