Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeIvanka Trump viziton Shqipërinë, pritet takim me kryeministrin Rama

Ivanka Trump viziton Shqipërinë, pritet takim me kryeministrin Rama

Ivanka Trump ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri, ku po qëndron në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, ajo ka arritur mbrëmjen e së shtunës dhe është akomoduar në vilat qeveritare në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Gjatë vizitës së saj, pritet që Edi Rama ta takojë atë në Vlorë, ku kryeministri do të zhvillojë edhe disa aktivitete dhe inspektime në zonë.

Vizita e Ivanka Trump ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, ndërsa detaje të tjera rreth agjendës së saj nuk janë bërë ende publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT