27 persona janë arrestuar në një bastisje pan-evropiane kundër dy grupeve të trafikut të drogës, njëri prej të cilëve përdorte emigrantë si korrierë, tha të mërkurën policia e Karabinierëve të Italisë.
Të dyshuarit u arrestuan për vepra droge në Itali, Shqipëri dhe Spanjë, thanë Karabinierët, duke shtuar se 20 prej tyre u lanë në paraburgim dhe shtatë në arrest shtëpie, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Një grup, i udhëhequr nga nigerianët, përdori azilkërkues të rinj nigerianë ose refugjatë për të transportuar marihuanë nëpër Itali dhe Evropë, thuhet në deklaratën e policisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


